Më në fund e pranon Conte: Titulli në Serie A është i Interit

PUBLIKUAR

Antonio Contes beson se tani Interi ka mundësi 95 për qind ta fitojë titullin në Serie A, i cili do të ishte i pari për zikaltrit pas rreth një dekade.

Interi e bëri një hap më afër titullit të dielën, pas fitores së vështirë 1:0 kundër Hellas Veronës.

Matteo Darmian e shënoi golin e vetëm dhe të tri pikëve për skuadrën e Antonio Contes në Giuseppe Meazza ndaj një Verone kokëfortë, raporton Gazeta Express.

Kjo fitore nënkupton se Interi tani ka krijuar një epërsi prej 11 pikëve ndaj vendit të dytë, Atalanta, dhe prej 13 pikëve ndaj Milanit, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe ndaj Juventusit.

Duke folur pas ndeshjes, Conte tha: “Topi është më i rëndë tani. Shumë prej lojtarëve nuk e kanë përjetuar këtë situatë dhe është e pamohueshme se disa lojtarë janë ndikuar nga kjo”.

Conte u pyet edhe për festën e madhe që e bëri në fushë me lojtarë pas golit të fitores.

“Është e thjesht ta shpjegoj. Në atë vrapim, unë shoh 95 për qind të Scudetto (titullit). Ishte fitore e rëndësishme ndaj një ekipi që krijon shumë telashe, një ekip shumë fizik që nuk ka asgjë për të humbur. Fitoret e tilla vlejnë nëntë pikë”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...