Relaksohuni në pak minuta me teknikën e frymëmarrjes antistres

PUBLIKUAR

Stresi godet në çdo moment. Por, pa marrë parasysh se ku jeni, ekziston një metodë që mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe shpejt ndjenjat e shqetësimit

Është emëruar pas një procesi që ka katër pjesë dhe mund të përdoret në çdo kohë dhe kudo për të relaksuar mendjen.

Bëni këtë sa herë që ndiheni të stresuar, mund ta provoni në tryezën ose në zyrën tuaj, transmeton Telegrafi.

Duket kështu:

Merrni frymë – Uluni në një karrige të rehatshme. Vendosni këmbët në dysheme dhe lëshoni krahët në prehër.

Mundeni edhe t’i bashkoni krahët.

Një faktor i rëndësishëm është mbajtja e një pozicioni të harmonishëm. Mbyllni sytë dhe merrni frymë ngadalë nëpërmjet hundës, duke numëruar deri në katër.

Filloni të merrni frymë. Përqendrohuni në zgjerimin e gjoksit dhe në tingullin e frymëmarrjes.

Pauzë – Ndërsa merrni frymë, bëni një pauzë katër sekonda. Me këtë mënyrë e qetësoni frymën tuaj, por gjithashtu e mbani atë. Pritja na sjell në tension dhe kështu do të relaksoheni para se të nxirrni frymën.

Nxirrni frymën – Nxirrni ngadalë të gjithë ajrin nga mushkëritë tuaja dhe numëroni përsëri deri në katër. Sigurohuni që të jeni të relaksuar.

Pauzë – Pushoni midis marrjes dhe nxjerrjes së frymës dhe numëroni përsëri deri në katër

Përsëriteni edhe disa herë.

Ndërsa një raund mund të sjellë ndryshimin, është më mirë ta përsërisni atë katër herë nëse keni kohë.
Teknikat e frymëmarrjes janë zakonisht të dobishme në menaxhimin e stresit në jetën e përditshme, por ato nuk janë opsioni i vetëm.

Është më mirë të flisni me një ekspert se si të merreni më mirë me ankthin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...