E pranon Guardiola: Garcia do t’i bashkohet Barcelonës

PUBLIKUAR

Pep Guardiola e ka pranuar se Eric Garcia do të largohet nga Manchester City në verë dhe do t’i bashkohet Barcelonës.

Marrëveshja e qendërmbrojtësit katalonas me Manchester Cityn mbaron më 30 qershor, edhe me gjithë përpjekjet e drejtuesve të klubit për ta bindur të qëndrojë Garcia do të largohet falas në verë, transmeton Gazeta Express.

Duke folur pasi skuadra e tij e fitoi trofeun e Carabao Cup të dielën, Guardiola tha se Garcia nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren 1:0 kundër Tottenhamit sepse do t’i bashkohet Barçës.

“Eric Garcia është njëri prej lojtarëve që i parapëlqej. Do të doja t’i kisha 15 Eric Garcia”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Ai nuk është në bankën rezervë sepse mendoj se ai do t’i bashkohet Barcelonës”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...