Kushti i Contes për të qëndruar në Inter: “Vetëm atëherë po!”

PUBLIKUAR

Antonio Conte nuk ka garantuar qëndrimin në Inter, pavarësisht se zi kaltrit janë rrugës së duhur për ta fituar titullin në Itali.

Duke folur të mërkurën pas barazimit me Spezian, Conte tha: “A e shoh veten për një kohë të gjatë te Interi? Sot mund të flasim vetëm për të tashmen. E dimë se programi i klubit ka ndryshuar për shumë arsye. Në fund të sezonit duhet të sqarojmë, është e pashmangshme. Fansat e meritojnë këtë”.

“Nëse ekziston një projekt i qartë? Atëherë po”, u përgjigj më tej Conte.

Interi aktualisht ka grumbulluar 76 pikë, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt, Milani, derisa Juventusi ka mbetur 11 pikë prapa kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri ën fund të sezonit. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...