Napoli e shkatërron Lazion, Hysaj ishte titullar – Rrahmani dhe Muriqi patën disa minuta

PUBLIKUAR

Napoli e ka shkatërruar Lazion duke e mposhtur me rezultat të thellë, 5-2.

Ishte derbi mes shqiptarëve, pasi te Napoli luajnë Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, derisa te Lazio te Thomas Strakosha dhe Vedat Muriqi.

Prej tyre, vetëm njëri startoi, Elseid Hysaj, derisa Muriqi u inkuadrua në lojë për Lazion në minutën e 84’, derisa Rrahmani për Napolin në minutën e 71-të, raporton Gazeta Express.

Hysaj bëri një asistim këtë mbrëmje dhe e përfundoi ndeshjen si njëri prej më të vlerësuarve.

Lorenzo Insigne i shënoi dy gola, dhe nga një Dries Mertens, Matteo Politano dhe Victor Osimhen.

Për Lazion shënuan Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic.

Me këtë fitore, Napoli ka shkuar në kuotën e 63 pikëve dhe e ka blinduar pozitën e pestë, duke lënë me pesë pikë prapa Lazion. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...