A do të jetë ky Mercedes i radhës nga gjiganti gjerman?

PUBLIKUAR

Duhet të pranojmë se ka diçka të çuditshme në lidhje me prodhimet e reja të automjeteve elektrike. Ka mijëra vetura elektrike dhe një numër i mirë i sedanëve elektrikë. Por ku janë vagonët praktikë elektrikë? 

Mercedes-Benz ka qenë një nga prodhuesit më të mirë të automjeteve që nga fillimi i këtij viti kur bëhet fjalë për lansimin e automjeteve të reja elektrike. Gjermanët tani kanë edhe një model të ri – sedan elektrik EQS, por me sa duket, ajo që i duhet botës tani është një tjetër SUV elektrik super përbindësh luksoz me çmim mjaft të lartë, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, gjithçka është e mundur në botën e mrekullueshme të Photoshop. X-Tomi Design kishte idenë e një EQS më praktike me hapësirë ​​të shtuar ngarkese dhe kjo rezultoi në interpretimin që shihni në foton e mëposhtme. Ajo tregon një kamionçinë EQS me një vijë elegant të çatisë.

Ndoshta jo shumë prej jush do të emocionohen nga ideja e një kamionçine luksoze. Padyshim që vagonët janë për familjet dhe për njerëzit që mbajnë shumë gjëra, dhe këta klientë ka shumë të ngjarë të mos jenë në mesin e synimeve të klientëve të EQS.

Por ky interpretim sjell një pyetje të rëndësishme – a jemi vërtet mirë që nuk kemi fare vagonë?

Por ne shpresojmë (dhe besojmë) se mund të ketë një rilindje të stilit të trupit të vagonëve në epokën elektrike.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...