Reagon Djokovici, pasi u kritikua nga Rafael Nadali

PUBLIKUAR

Novak Djokovic i është përgjigjur ashpër kritikave të rivalit të vet, Rafael Nadal, pasi spanjolli kishte thënë se tenisti serb është i obsesionuar pas thyerjes së rekordeve.

Para turneut të Barcelonës, Nadal theksoi se Djokovici nuk mund të mendojë për asgjë tjetër përveç se ta fusë veten në librat e rekordeve në tenis.

17 herë fituesi i grand slameve, Djokovic, i cili është në ndjekje të rekordit të Roger Federer dhe Rafael Nadal prej 20 grand slemeve, ishte i shpejtë në reagimin e tij ndaj spanjollit.

“Nuk mund të flas në emirin të tij, nuk e di sesi mendon ai, por ai ka të drejtë ta thotë mendimin e vet; pra se si më sheh mua në lidhje me rekordet, etj”, tha Djokovic.

“Personalisht, nuk mendoj se jam i obsesionuar me asgjë në jetë; ajo që ndiej është pasion dhe dëshirë e madhe. Mbase dikush nuk mund të thotë diçka e pastaj ta mbajë fjalën, por për mua nuk ka qenë kurrë e vështirë ta them”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...