Pas klubeve angleze, edhe Interi e braktis Superligën Evropiane

PUBLIKUAR

Interi ka vendosur të tërhiqet nga Superliga Evropiane, duke i ndjekur hapat e gjashtë klubeve angleze që u tërhoqën në orët e vona të së martës.

Gjiganti italian bëhet klubi i shtatë nga 12 themeluesit e Superligës Evropiane që i bie pishman dhe tërhiqet, raporton Gazeta Express.

Largimet e njëpasnjëshme vijnë vetëm 48 orë pas njoftimit për krijimin e Superligës Evropiane, e cila për synim e kishte ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane.

Por reagimet e ashpra nga tifozët dhe UEFA, FIFA e ligat vendore i detyruan ato ta rimendojnë vendimin dhe të tërhiqen përfundimisht.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, Interi ka thënë: “Siç qëndrojnë gjërat, Interi nuk ka më interesim për projektin e Superligës”.

Kjo nënkupton se tani kanë mbetur vetëm pesë klube pjesë e këtij projekti, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Milan dhe Juventus

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...