“Kjo është luftë ndaj futbollit” – Ferdinand i turpëruar nga përfshirja e Man Unitedit në Superligë

PUBLIKUAR

Rio Ferdinand e ka pranuar se ndihet i turpëruar nga përfshirja e Manchester Unitedit në krijimin e Superligës Evropiane, të cilën e ka përshkruar si shpallje e luftës ndaj futbollit.

Unitedi është pajtuar t’i bashkohet ligës së re evropiane, e bërë për ta zëvendësuar Ligën e Kampionëve, bashke me Arsenalin, Chelsea, Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Tottenhamin, me gjithë kundërshtimet e mëdha nga UEFA dhe FIFA, transmeton Gazeta Express.

Legjenda e Unitedit, Ferdinand, është në mesin e atyre që po e kritikon këtë propozim, duke këmbëngulur se themelet e lojës po rrezikohen nga lakmitarët e paturpshëm të parasë.

I pyetur nëse klubet që janë pajtuar për t’iu bashkuar Superligës Evropiane duhet të përballen me sanksione, ish-mbrojtësi i djajve të kuq tha: “100%. Mendoj se ky grup i ekipeve që po kërkojnë ndarje, kjo është luftë ndaj futbollit. Është e turpshme. Dhe është në kundërshtim me vetë futbollin”.

 

Në lidhje me përfshirjen e Unitedit, Ferdinand tha: “Ndihem i turpëruar. Nuk mund ta besoj. Unë jam tifoz i Man United, e dua këtë klub, por nuk mund ta mbështes këtë apo diçka të tillë”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...