Roger Federer e konfirmon rikthimin në French Open

PUBLIKUAR

Roger Federer ka konfirmuar se do të luajë në grand salmin e sivjetshëm të Franch Open, duke u rikthyer në një turne grand slam për herë të parë që prej janarit 2020.

Njëzet herë kampioni i grand slameve u rikthye nga lëndimi pas 14 muajve në turneun Qatar Open muajin e kaluar, por nuk ka luajtur më që prej atëherë, transmeton Gazeta Express.

 

Këtë të diele, zvicerani njoftoi se do të luajë edhe në turneun Geneva Open në maj e pastaj në Ronald Garros, i cili nis më 30 maj.

39-vjeçari po rikthehet pas dy operacioneve në gju, si pasojë e të cilave nuk luajti që prej janarit 2020.

Federer, i cili e fitoi titullin e vetëm në French Open në vitin 2009, e mundi britanikun Dan Evans në ndeshjen e rikthimit nga lëndimi në Doha muajin e kaluar, por u mposht nga Nikoloz Basilashvili  në rundin pasues.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...