Real Madridi ndalet nga Getafe, ngel tri pikë mbrapa liderit Atletcio

PUBLIKUAR

Real Madridi është ndalur me një barazim pa gola nga Getafe, duke e bërë një hap mbrapa për titull në La Liga, sepse tani ngel tri pikë pas liderit, Atletico Madrid, dhe i jep mundësi Barcelonës ta kalojë në vendin e dytë.

Real Madridi udhëtoi drejt Getafes me plot tetë mungesa të mëdha dhe i shpëtoi humbjes falë pritjeve të portierit Thibaut Courtois

Trajneri Zinedine Zidane nuk mundi të llogarisë në katër mbrojtësit kryesorë e as në Casemiron e Toni Kroosin për këtë takim.

Mungesat e theksuara luajtën rol në këtë ndeshje, pasi Getafe ka mundur të fitonte sikur mos të ishte për pritjet heroike të portierit belg të Madridit.

Courtois u zgjodh lojtari i ndeshjes për pritjet e tij mbresëlënëse.

Derisa Real Madridi e mbajti topin më shumë në pronësi, Getafe krijoi gati dyfish më shumë raste, pasi i pati 19 goditje në drejtim të portës, krahasuar me 10 të Madridit.

Real Madridi mbledh tani 67 pikë në vendin e dytë, tri më pak se lideri Atletico Madrid dhe dy më shumë se Barcelona. Kjo e fundit e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Getafe, ndërkohë, shkon në kuotën e 31 pikëve, katër larg zonës së rënies nga La Liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...