Jack Grealish mund të përfundojë në Manchester City.
Aston Villa ka bërë të ditur klauzolën e futbollistit për të gjitha klubet që duan ta rrëmbejnë atë në afatin kalimtar të verës dhe sipas “Football Insider”, Manchester City ka vendosur që ta paguajë atë.
Pep Guardiola, trajneri i liderit të Premierligës, i pëlqen shumë 25-vjeçari.
Ai ka kontratë me Aston Villën deri më 2025 dhe mënyra e vetme për ta transferuar është duke paguar klauzolën e lirimit që është 50 milionë euro,.
Kjo shifër është e përballueshme për Cityn që ka ndarë mendjen tashmë për futbollisten që ka shënuar 6 gola në 22 paraqitje në Premierligë këtë edicion. /Gazeta Express/


