UEFA e dënon klubin serb për shkak të fyerjeve raciste ndaj Ibrahimovicit

PUBLIKUAR

Klubi serb, Crvena Zvezda, është ndëshkuar nga UEFA për fyerjet raciste që ia bëri sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic gjatë një ndeshjeje në Beograd muaj më parë.

Ibrahimovic ishte i ulur në tribunat e Stadiumit të Beogradit si zëvendësues për ndeshjen e Milanit kundër Zvezdës në Ligën e Evropës në shkurt. Ndeshja duhej të luhej pa tifozë në stadium, transmeton Gazeta Express.

Zvezda është dënuar me një ndeshje pa tifozë në stadiumin e vet në garat evropiane.

UEFA e gjobiti klubin serb edhe me 25.000 euro për shpërndarjen e mesazheve provokuese. Nuk është e qartë se kush i ka bërë fyerjet drejt Ibrahimovicit, pasi në ulëset kryesore ishin zyrtarët e klubit serbë dhe të ftuarit, edhe pse klubi e ka pasur të ndaluar të shesë bileta për këtë ndeshje. /Gazeta Express/

 

Pamje të publikuara në rrjetet sociale më vonë tregun sesi Ibrahimovic u fye për rrënjët e tij familjare nga Ballkani. 39-vjeçari u lind në Suedi nga prindër prej Bosnjës dhe Kroacisë.

UEFA njoftoi se komiteti i saj disiplinor ka gjetur dëshmi se ndaj Ibrahimovicit u bënë thirrje raciste, fyese dhe provokuese.

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...