Pamje: E dashura e yllit të PSG-së tallet keq me Mullerin

PUBLIKUAR

E dashura e Marco Verratit, Jessica Aidi, është tallur me sulmuesin e Bayern Munich, Thomas Muller, pasi Paris Saint-Germaini kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Bayerni e fitoi 1:0 ndeshjen e dytë çerekfinale mbrëmë në Paris, por PSG-ja e arriti gjysmëfinalen falë golave si mysafir pas rezultatit të përgjithshëm 3:3, transmeton Gazeta Express.

Kampioni francez, i cili sezonin e kaluar u mposht nga Bayerni në finale të kësaj gare, u hakmor për humbjen e para tetë muajve në Lisbonë.

Kur Bayernit i ra shorti të luajë kundër PSG-së në çerekfinale, Muller e postoi një video në rrjetet sociale duke i thënë lamtumirë kampionit francez paraprakisht: “Au revoir”.

Pasi PSG-ja ia doli ta eliminojë Bayernin, e dashura e mesfushorit italian të klubit francez iu kundërpërgjigj sulmuesit gjerman.

Ajo e postoi një video në Instagram: “Më vjen keq, s’më vjen keq. Au revoir”/Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...