E ngujoi në banesë të dashurën, policia nis hetimet ndaj yllit të Dortmundit

PUBLIKUAR

Policia gjermane e ka nisur një hetim ndaj talentit të Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko, nën dyshimin se ai e kishte ngujuar në banesën e vet ish të dashurën.

Sulmuesi 16-vjeçar, i cili e humbi pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimit, ishte fjalosur ashpër me të dashurën dhe si pasojë e kishte ngujuar në banesë para se të largohej për t’u stërvitur, transmeton Gazeta Express.

Tashmë ish e dashura e tij e kishte thirrur policinë për ta nxjerrë nga banesa e Moukokos.

Policia gjermane nuk ka ngritur kallëzim ndaj sulmuesit të Dortmundit, por e ka nisur një hetim ndaj incidentit.

Dortmundi e ka një ndërtesë banimi për lojtarët e akademisë, por Moukoko i kishte marrë leje klubit dhe prindërve për të jetuar i vetëm, sipas Bild.

Këtë sezon, Moukoko u bë lojtari më i ri në historinë e klubit që debuton në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve./Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...