Daçiq: Millosheviqit i ishte ofruar të ikte në Rusi para arrestimit, gruaja e tij refuzoi

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi mbrëmë se Opozita Demokratike e Serbisë (DOS) i kishte ofruar kriminelit serb, Sllobodan Milosheviq që të ikte në Rusi, por që ai kishte refuzuar sepse mendonte se nuk kishte nga të ikte, transmeton Gazeta Express.

Daçiq në Happy TV tha se gruaja e Millosheviqit, Mirjana Markoviq ishte kundër arratisjes së Millosheviqit.

Lexo Edhe:

Rahoveci kërkon nga qeveria dëmshpërblim për bujqit e dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve

“Ishte e lehtë atëherë ta bindje Sllobën të mos ikte. Pse nuk e la Slloba të shkojë në Rusi, kush e di se çfarë do të ndodhte ndërkohë”, tha Daçiq.

Ai shtoi se në kohën kur Millosheviqi u arrestua, ai ishte përpara vilës së tij në Dedinje me anëtarët e tjerë të partisë socialiste serbe.

Daçiq tha se më 6 tetor 2000, një pjesë e mirë e udhëheqjes së partisë që e udhëhoqi Millosheviqi u larguan nga ai subjekt politik.

“Zyrtarët po largoheshin nga partia. Përmes Tanjug, ata dhanë deklarata se kurrë nuk ishin dakord me politikën e Millosheviqit”, tha Daçiq

Ai theksoi se ai nuk e njihte mirë familjen Millosheviq, por shtoi se u përpoq t’i takonte ata dhe të ndihmonte në mbrojtjen e Millosheviqit.

“Sepse ai nuk ishte tradhtar”, tha Daçiq. /Express

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...