“Ibrahimovic mund të luajë ndeshjen tjetër pavarësisht kartonit të kuq”

PUBLIKUAR

Avokati i Milanit, Leandro Cantamessa thotë se Zlatan Ibrahimovic mund t’i shpëtojë një suspendimi nëse gjyqtari Fabio Maresca pranon se ai e kishte keqkuptuar atë që tha sulmuesi i Milanit.

Rossonerët janë duke pritur për vendimin pasi Ibra u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë të sfidës Parma-Milan të shtunën.

Sipas disa raporteve, suedezi nuk e ofendoi gjyqtarin dhe  u përjashtua për shkak të një keqkuptimi.

“Gjithçka varet nga ajo që Maresca shkruan në raportin e tij,” tha avokati i Milanit Cantamessa për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Nëse ai kishte dyshime për ato që dëgjoi, duhet ta shkruajë atë dhe çështja mund të ketë një kthesë të papritur dhe kumbuese.

“Nëse gjyqtari pranon se kishte gabuar, atëherë Ibra mund të luajë ndeshjen tjetër pavarësisht se iu dha një karton i kuq në ndeshjen e mëparshme.

“Nëse nuk ndodh, ai mund të marrë edhe një ndalim të një ose dy ndeshjeve, por kjo do të ishte e gabuar.

“Ne nuk mund të apelojmë nëse ai merr një ndalim me një ndeshje,” vazhdoi avokati.

“Kishte një keqkuptim. Nuk ka asgjë më shumë për të shtuar. Kam dëgjuar atë që ka thënë Ibrahimovic dhe nuk e di se çfarë ka dëgjuar gjyqtari, por e di që Ibra nuk e ka fyer atë” – përfundoi ai.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...