Megjithëse Juventusi e mposhti Genoan të dielën, Cristiano Ronaldo mbeti i pakënaqur, aq shumë saqë e hodhi fanellën në tokë pas përfundimit të ndeshjes.
Sulmuesi portugez dështoi të shënojë gol në fitoren e Juves 3:1 kundër Genoas në Torino dhe ishte dukshëm i mllefosur gjatë pjesës së dytë duke i nxitur bashkëlojtarët e vet ta shërbenin me topa, raporton Gazeta Express.
Ish-ylli i Real Madridit nuk ia kishte dalë të shënonte në portën boshe nga rreth dy metra në pjesën e parë, duke e qëlluar shtyllën pingule, por Alvaro Morata shënoi nga topi i kthyer për t’i dhënë bardhezinjve epërsinë e dyfishtë.
Ronaldo u largua nga fusha i mllefosur pas përfundimit të ndeshjes, pasi e hodhi në tokë fanellën, pranë portës kundërshtare.
Fanellën e tij e mori menjëherë një mbledhës i topave pas portës, por Ronaldo ishte larguar tashmë i pakënaqur.
Ronaldo vijon të prij në garë për Këpucën e Artë në Serie A, me 25 gola, katër më shumë se Romelu Lukaku i Interit dhe shtatë më shumë se Luis Muriel i Atalantës. /Gazeta Express/
Cristiano Ronaldo didn’t seem too happy after Juve-Genoa and threw his shirt away after the final whistle.
That ball boy was quick enough to pick it up. 🏃♂️#JuveGenoa pic.twitter.com/ocr3c70jMF
— Lorenzo Bettoni (@LoreBetto) April 11, 2021


