Zidane dridh Realin

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane nuk garanton qëndrimin në Real Madrid pas këtij sezoni.

Pas ndeshjes me Liverpoolin, ku Reali i tij fitoi 3-1, Zidane u pyet për mundësinë që të marrë drejtimin e Juventusit, pasi Andrea Pirlo që nuk ka mundur t’i japë vazhdimësi ciklit prej 9 titujsh radhazi në kampionat të bardhezinjve.

Tekniku francez nuk fshehu lidhjen e tij të fortë me skuadrën italiane, ku ka pasur një të kaluar të shkëlqyer si futbollist.

“Më pëlqen ajo që bëj dhe është e vështirë të bëj më mirë, edhe pse kam skuadrën për ta bërë. Italia është në zemrën time. Kam kaluar 5 vjet në Torino dhe Juventusi është ende i rëndësishëm për mua, por për momentin jam këtu”, tha Zidane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...