Milani dhe Juventusi e përgatisin shkëmbimin Romagnoli – Bernardeschi

PUBLIKUAR

Milani dhe Juventusi janë duke e përgatitur një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshiheshin Alessio Romagnoli dhe Federico Bernardeschi.

Të dy futbollistët në fjalë kanë dështuar ta fitojnë dashurinë e tifozëve të skuadrave të tyre përkatëse këtë sezon dhe marrëveshjet e tyre mbarojnë në verën e vitit 2022, transmeton Gazeta Express.

Prandaj, sipas Goal.com, dy klubet janë duke e menduar një shkëmbim kokë më kokë, Romagnoli-Bernardeschi.

Së fundmi, Romagnolit ia zuri vendin i riu Fikay Tomori në mbrojtjen e kuqezinjve, pavarësisht se italiani është kapiten i ekipit.

Ai vlerësohet shumë i ngadalshëm për të funksionuar në formacionin e Stefano Piolit, 4-2-3-1.

Në anën tjetër, Bernardeschi është përdorur gati në çdo pozitë nga trajneri Andrea Pirlo, por askush nuk ka bindur.

Nëse shkon në Milani, ai mund të ketë më shumë hapësirë për të luajtur në pozitën që i përshtatet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...