E pranon Klopp: E Morëm atë që e merituam

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se Liverpooli e meritoi humbjen 3:1 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve të martën, e cila ia zbeh dukshëm shpresat të kuqve për ta arritur gjysmëfinalen.

Vinicius Junior me dy gola dhe Marcos Asensio me një ia siguruan Madridit një fitore të lehtë në Alfredo Di Stefano, por goli i Mohamed Salah në pjesën e dytë e mban Liverpoolin ende në lojë, transmeton Gazeta Express.

Të kuqtë do ta presion gjigantin spanjoll në Anfield javën e ardhshme për ndeshjen e kthimit, ku do të përpiqet ta arrijë një rikthim tjetër të vështirë, por këtë herë pa ndihmën e tifozëve.

Klopp, duke folur pas ndeshjes, tha se shqetësimi kryesor i tij ishte loja e dobët nga skuadra e tij.

“Pik së pari, mendoj se nuk e merituam fitoren sonte, sepse ne nuk luajtëm mjaftueshëm mirë dhe ky është shqetësimi im i parë”, tha Klopp.

“Ne nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, veçanërisht. E pranuam golin e parë e pastaj ia sërvuam në pjatën golin e dytë Madridit (pas gabimit të Trent Alexander-Arnold). Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe e shënuam golin, i cili është gjëja e vetme pozitive e mbrëmjes”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...