Tërbimi i Messit: Gjyqtari dëshiron të më ndëshkoj, e pabesueshme

PUBLIKUAR

Lionel Messi u pa i mllefosur pas përfundimit të pjesës së parë në fitoren e Barcelonës 1:0 kundër Real Valladolidit, duke e akuzuar gjyqtarin se po përpiqej të gjente mënyra për ta ndëshkuar me karton të verdhë.

Messi ishte shumë i kujdesshëm në një ndeshje shumë të vështirë të hënën në Camp Nou, pasi një karton i verdhë i mundshëm do të nënkuptonte pezullim për të për El Classico, transmeton Gazeta Express.

Messi është ndëshkuar katër herë me karton të verdhë deri tani këtë sezon dhe i pesti do ta linte jashtë takimit të Barcelonës kundër Real Madridit të shtunën.

Kapiteni i katalonasve nuk ishte aspak i kënaqur me referimin e Santiago Jaime Latre, pasi u pa duke u ankuar ndaj tij pas pjesës së parë.

“Gjyqtari dëshiron të më jap karton të verdhë, e pabesueshme”, Messi u dëgjua duke iu ankuar delegatit të Barçës Carles Naval.

Barcelona e fitoi ndeshjen 1:0 falë një goli të vonshëm të Ousmane Dembeles dhe Messi i shpëtoi ndëshkimit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...