Bayerni ia tregon derën mbrojtësit Jerome Boateng

PUBLIKUAR

Bayern Munich ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën mbrojtësit të vet, Jerome Boateng, në një përpjekje për ta ndryshuar repartin e mbrojtës tashmë të moshuar.

Jerome Boateng do të largohet nga Bayern Munich falas gjatë kësaj verë, pasi klubi gjerman ka vendosur të mos e vazhdojë bashkëpunimin me të, sipas Kicker, transmeton Gazeta Express.

Bordi i drejtorëve të kampionit gjerman ka vendosur të mos i ofrojë atij zgjatje të kontratës.

Prandaj, Boateng do të jetë në dispozicion të klubeve evropiane që kërkojnë mbrojtës me përvojë.

 

Largimi i tij dhe i partnerit të tij në mbrojtje David Alaba do të shënojë ndryshimin e madh në mbrojtjen bavareze, pasi Bayerni synon të ketë lojtarë të rinj në mbrojtje.

Bayerni e ka siguruar tashmë mbrojtësin e talentuar 22-vjeçar të RB Leipzig, Dayot Upamecano, dhe pritet të afrojë mbrojtës të tjerë në verë./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...