Messi do të qëndrojë në Barcelonë dhe do të jetë numër një në botë, thotë Cury

PUBLIKUAR

Lionel Messi do të nënshkruajë marrëveshje të re me Barcelonën për të qëndruar në Camp Nou, sipas ish-skautit të klubit Andre Cury.

Kontrata e argjentinasit me Barcelonën mbaron më 30 qershor dhe ai mund të largohet falas në verë nëse vendos kundër vazhdimit të marrëveshjes me klubin në muajt në vijim, transmeton Gazeta Express.

Megjithëse gjatë fillimit të këtij sezoni u duk i sigurt largimi i Messit në fund të kampionatit, pasi 33-vjeçari kishte bërë përpjekje serioze për t’u larguar verën e kaluar, zgjedhja e presidentit të ri dhe përmirësimi i lojës së skuadrës në kohët e fundit mund t’ia kenë ndërruar mendjen atij.

Cury është optimist se Messi nuk do të lëvizë vendi.

“Jam pothuajse i sigurt se Leo do të qëndrojë në Barcelonë. Ai do të jetë i lumtur përsëri dhe do ta ketë një ekip të ri që luan mirë dhe pas një apo dy viteve ai do të jetë përsëri numër një në botë”, tha Cury.

“Shtëpia e Leos është në Barcelonë dhe Argjentinë. Leo e dashuron Argjentinën dhe luan me gjithë forcën për ekipin kombëtar dhe për Barçën po ashtu”, shtoi ai./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...