Interi e mund Bolognan dhe e rrit epërsinë ndaj Milanit dhe Juventusit në krye të Serie A

PUBLIKUAR

Interi e ka bërë një hap të madhe drejt titullit të parë në Serie A pas 11 vjetëve, pasi e mposhti 1:0 Bolognan, në një ditë kur rivalët e tij për titull, Milan dhe Juventus, dështuan të fitonin.

Romelu Lukaku e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit të rëndësishëm për Interin në Renato Dall’Ara të shtunën në mbrëmje, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Antonio Contes e vizitoi Bolognan, e vetëdijshme se rivalët e saj Milan dhe Juventus kishin lëshuar pikë duke barazuar me Sampdorian dhe Torinon përkatësisht, më herët gjatë ditës.

Ky ishte një motiv shtesë për zikaltrit për të fituar në Bologna dhe pikërisht këtë e arritën, megjithëse me mund të madh.

Interi tani grumbullon 68 pikë në vendin e parë pas 28 ndeshjeve, tetë më shumë se Milani në vendin e dytë, i cili e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar dhe 12 pikë më shumë se Juventusi në vendin e tretë.

Bologna e nisi mirë takimin dhe u përpoq ta thyejë Interin, por një kundërsulm i shpejtë i zikaltërve u konkretizua me gol nga Lukaku në minutën e 32-të.

Sulmuesi belg shënoi nga vija e portës pas tentimit të dytë, pasi goditjen e parë me kokë ia priti portieri vendas.

Nga ky çast, skuadra e Contes – cila e arriti fitoren e nëntë rresht në ligë – u vendos më mbrapa dhe ishte e lumtur të luante me kundërsulme.

Bologna e mbajti topin më shumë në këmbë edhe në pjesën e dytë, por dështoi ta thyente mbrojtjen e Interit megjithëse kishte disa raste.

Bologna ngel në pozitën e 11-të me 34 pikë dhe javën e ardhshme përballet me Romën.

Interi do ta presë Sassuolon të mërkurën mbrëma në Giuseppe Meazza, në një ndeshje të mbetur. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...