Manchester City edhe një hap më afër titullit, e mposht lehtësisht Leicesterin

PUBLIKUAR

Manchester City është duke marshuar sigurt drejt titullit në Premierligë, pas fitores së lehtë 2:0 kundër Leicester City të shtunën.

Benjamin Mendy me një gol në pjesën e parë dhe Gabriel Jesus një tjetër në pjesën e dytë ia siguruar skuadrës së Pep Guardiolës triumfin në stadiumin “King Power”, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte fitorja e 23-të për Man City dhe e treta me radhë, që i ndihmon atij ta rrisë në 17 pikë epërsinë në krye të Premierligës.

Lideri e dominoi plotësisht Leicesterin në tokën e tij, duke e mbajtur topin më shumë në posedim dhe duke krijuar më shumë raste shënimi.

Por iu desh pothuajse një orë vizitorëve për ta thyer akullin, kur mbrojtësi i majtë Mendy shënoi për 1:0 nga afërsia në minutën e 58-të.

Një çerek lojë para fundit, Jesus e vulosi fitoren e City pas një aksioni që nisi me një pasim mahnitës të Kevin de Bruyne.

Manchester City tani mbledh 74 pikë pas 31 ndeshjeve, 17 më shumë se Manchester Unitedi që i ka zhvilluar vetëm 29 ndeshje deri tani.

Leicester City ngel në pozitën e tretë me 56 pikë pas 30 ndeshjeve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...