McGregor e konfirmon luftën e tretë me Dustin Poirier

PUBLIKUAR

Conor McGregor ka konfirmuar se do të luftojë kundër Dustin Poirier në kafazin e UFC-së për herë të tretë më 10 korrik.

Luftëtari irlandez,  kampion bote në dy divizioneve të peshave të ndryshme, u rikthye nga pensionimi në janar kur pësoi humbje tronditëse nga Poirier, transmeton Gazeta Express.

McGregor e kishte fituar luftën e parë kundër amerikanit brenda vetëm 106 sekondave në shtator të vitit 2014.

“Lufta është caktuar!” shkroi McGregor në Instagram.

“Më 10 korrik do ta shihni se kush është Mac”, shtoi ai.

McGregor, i cili i ka 22 fitore dhe 5 humbje në karrierë, është në kërkim të fitores së parë që prej janarit 2020, ndërsa Poirier është i pamposhtur që prej disfatës kundër Khabib Nurmagomedov më 2019.

Poirier i ka 27 fitore dhe 6 humbje në karrierë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...