Sergio Aguero do të ishte një “grusht shteti” për Barcelonën, sipas Rivaldo.
Ai beson se me blerjen e yllit të Manchester City, mund të bindet edhe Lionel Messin që të qëndrojë në ‘Camp Nou’, raporton Gazeta Express.
Aguero do t’i thotë lamtumirë Cityt në fund të sezonit pas 10 vjetësh, kur t’i skadojë kontrata në qershor.
“Transferimi i Agueros si lojtar i lirë do të ishte si një grusht shteti për Barcelonën”, tha Rivaldo.


