Zidane refuzon të flasë për Haalandin

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka refuzuar të flasë për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Agjenti i sulmuesit, Mino Raiola, ka nisur tashmë punën dhe po i viziton klubet e interesuara një nga një për të parë nga afër kushtet që ato ofrojnë për klientin e tij.

Gjatë ditës së djeshme, ai ishte në Barcelonë dhe në Madrid.

I pyetur lidhur me këtë, Zizu është përgjigjur: “Gjithçka që do të ndodhë jashtë, s’do të them as mirë as keq. Mua më intereson  për lojtarët që kemi këtu dhe për ndeshjen e nesërme. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme, çfarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm s’mund ta dimë. Mua më intereson për lojtarët që kam këtu dhe gjithmonë do të të përgjigjem njëjtë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...