“Askush nuk e ka fajin për lëndimin e Ramosit”

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Eibarin në kuadër të La Ligës, që do të zhvillohet të shtunën nga ora 16:15.

Ai foli edhe për lëndimin e Sergio Ramos, që pësoi menjëherë pas ndeshjes me Kosovën.

Kush e ka fajin, a është dashur të shkojë në grumbullim me Spanjën? Askush nuk e ka fajin, të gjithë e dimë se si funksionon kjo. Trajneri i fton futbollistët, pastaj shikohet nëse mundet apo nuk mundet dhe kaq. Për dëmtimin në gjithmonë jemi në kontakt, përfaqësuesja dhe klubi. Fatkeqësisht lëndimin s’ka mundur ta evitojë si shumë të tjerë këtë vit. Nëse shikoni se sa shumë kemi pasur, është shumë”, tha ai.

“A do të ndikojë lëndimi që ai të largohet dhe të mos rinovojë? Nuk besoj. Të gjithë e duam Sergion këtu për atë që është dhe përfaqëson”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...