Juventusi do t’i suspendojë McKennien, Arthurin dhe Dybalan

PUBLIKUAR

Paulo Dybala, Weston McKennie dhe Arthur do të suspendohen nga Juventusi për ndeshjen e nesërme me Torinon.

McKennie organizoi parti të mërkurën mbrëma, duke ftuar shumë njerëz, përfshirë shokët e skuadrës.

Diçka e tillë është e ndaluar për shkak të rregullave për COVID-19.

Sapo morën vesh për mbrëmjen e organizuar, komshinjtë lajmëruan policinë dhe ata arritën në shtëpinë e McKennie rreth orës 23:30, derisa në Itali gjithçka është e mbyllur nga ora 22:00 deri 05:00 të mëngjesit.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, përveç që do të gjobiten dhe do të suspendohen për ndeshjen me Torinon, dënimi mund të zgjasë më shumë për tre futbollistët në fjalë. Ata mund të humbasin edhe ndeshjen me Napolin. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...