Bennacer tregohet optimist: Nuk luftojmë për vendin e dytë por duam të fitojmë Scudetton

PUBLIKUAR

Mesfushori i Milanit, Ismail Bennacer, ka shprehur optiminzmin e tij pas ndeshjes që zhvilloi me Kombëtaren algjeriane.

 

Bennacer zhvilloi 60 minuta në ndeshjen e fundit me Kombëtaren e Algjerisë ku mungoi një kohë të gjatë nga lëndimi në Milan, shkruan lajmi.net.

Por, pas ndeshjes, ai u shpreh i kënaqur me rikthimin e tij, madje dha një mesazh tejet optimist për Scudetton.

“Kam shkuar në Algjeri dhe kam luajtur 60 minuta në ndeshjen e dytë, jam mirë dhe që një kohë nuk jam ndjerë kështu”, tha ai.

“Kanë mbetur edhe 10 ndeshje dhe unë si e gjithë skuadra duhet të jemi të gatshëm 200%, ka pak rrugë dhe duhet të jemi të përqendruar në objektivat tona”, shtoi ai.

“Nuk duam të luftomë për vendin e dytë, por për vendin e parë”, tha Bennacer.

“Duam të bëjmë më të mirën e mundshme, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Milani është një skuadër e madhe dhe do të japim gjithçka për tifozët tanë”, përfundoi Ismail Bennacer./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...