Ashpërsohen masat në Francë, i gjithë vendi në izolim

PUBLIKUAR

Shkollat në Francë do të mbyllen për të paktën tre javë si pjesë e kufizimeve të reja në shkallë kombëtare për të luftuar rritjen e rasteve të koronavirusit – tha presidenti Emmanuel Macron. Ai tha se shkollat do të kthehen në mësimin online, duke filluar nga java e ardhshme.

‘Ne do të mbyllim infermieritë, shkollat, kolegjet dhe gjimnazet për tre javë. Por, ne do të vazhdojmë mësimin online. Përjashtim do të bëjnë fëmijët e profesionistëve që nuk mund të mungojnë në vendet e tyre të punës dhe fëmijët me paaftësi. Për dy javët e ardhshme, nga 12 prilli e këndej, e gjithë Franca do të jetë me pushimet e pranverës’- tha Macron.

Masat e izolimit të vendosura në disa zona të Francës më herët këtë muaj do të zgjerohen edhe në rajonet e tjera. Të gjithë dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen nga e shtuna dhe do të ketë ndalim të udhëtimeve përtej 10 km nga shtëpia pa një arsye të vlefshme. Vendi po përballet me një kulm prej mbi 5 mijë personash në kujdes intensiv. Deri më tani, Franca ka raportuar më shumë se 4.6 milionë raste koronavirusi dhe 95 mijë viktima. Macron e cilësoi në fjalimin e tij situatën si delikate dhe tha se prilli do të ishte thelbësor.

Presidenti 43 vjeçar tha se bëhet fjalë për një garë mes vaksinimit, në njërën anë, dhe përpjekjeve për të kontrolluar përhapjen e virusit, në anën tjetër. Ai tha se shikon dritë në fund të tunelit vetëm nëse njeerëzit do të respektojnë masat e reja. Parlamenti do t’i debatojë masat e propozuara nga Macron para se t’i votojë ato të enjten

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...