Ibrahimovic: Iu thashë bashkëlojtarëve që s’kam nevojë të shënoj kundër Kosovës

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic ndihet mirë që Suedia e mundi Kosovën në një ndeshje, siç e përshkroi ai, të vështirë në Prishtinë, duke këmbëngulur se është kthyer në Kombëtare për t’u ndihmuar bashkëlojtarëve me asiste në radhë të parë.

Sulmuesi i Milanit e bëri pikërisht këtë, pasi i përgatiti dy golat e para të shënuara nga Ludwig Augustinsson dhe Alexander Isak në pjesën e parë, ndërkohë që Sebastian Larsson shënoi nga penalltia në pjesën e dytë në triumfin e Suedisë 3:0 kundër Kosovën në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Express.

39-vjeçari, i cili u kthye në kombëtare javë më parë gjashtë vjet pasi ishte pensionua, pati një paraqitje të mirë megjithëse se nuk shënoi.

Duke folur pas ndeshjes në Prishtinë, Ibra tha: “Ndjesi shumë më e mirë sot, në fakt, dhe është siç kam thënë, sa më shumë kohë të kaloj këtu aq më shumë i njoh bashkëlojtarët e mi, brenda dhe jashtë fushës. Sot loja ishte shumë më e mirë në përgjithësi.”

 

“Ne krijuam shumë mundësi dhe kishim raste të shënonim më shumë gola, por e fituam ndeshjen. Ishte një ndeshje e mirë në një ndeshje të vështirë”, shtoi ai.

I pyetur për faktin që nuk shënoi gol, ai shtoi: ”Iu thashë bashkëlojtarëve, unë nuk kam nevojë të shënoj gola, do t’ju ndihmoj juve në vend së të shënoj.”

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...