Muriqi: Kërkoj falje për rastet e humbura, është dashur të shfrytëzoja të paktën njërën

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Suedinë.

Kosova humbi me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime të Botërorit 2022.

Muriqi pas lojës kërkoi falje për rastet e humbura, teksa tha se gabimet nuk tolerohen në një ndeshje të tillë.

“Faktikisht filluam lojën, s’po dua të them me gabime personale, por kur luan me këso kundërshtar këto gjysmë gabime nuk falen. Janë superyjet e botës. Filluam lojën me 0-1 disavantazh. Humba raste. Sulmuesit humbin, por në këso loje është dashur të shfrytëzoja të paktën njërën. Tani mund të flasim dicka tjetër, por mua më vjen keq dhe kërkoj falje për rastet e humbura”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

“Nuk më mungon asgjë”, Klopp sugjeron se nuk do të rikthehet kurrë më në stol

Jurgen Klopp ka sugjeruar se nuk do të rikthehet më kurrë në botën e...

Konfirmohet e ardhmja e Saliba-s, agjenti i lojtarit merr vendimin përfundimtarë

Mbrojtësi francez, William Saliba është afër marrëveshjes me Arsenalin për kontratën e re. Siç raportojnë...

Liverpool mund të përdorë nje ’rregullore’ të UEFA-s për të shtuar një lojtar në skuadrën e Ligës së Kampionëve

Arne Slot mund të bëjë një ndryshim të vonshëm në skuadër Liverpooli mund të bëjë...