Franca e mund Kazakistanin, për fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit Katar 2022

PUBLIKUAR

Franca e ka mundur 2:0 Kazakistanin, duke e shijuar fitoren e parë në kualifikimet për Kupën e Botës 2022.

Ousmane Dembele me një gol dhe  Sergiy Maliy me një autogol i mjaftuan kampionit në fuqi të botës për t’i marrë tri pikët e para të plota në fushatën e re kualifikuese të dielën në Astana Arena, raporton Gazeta Express.

Franca ishte ndalur me një barazim 1:1 nga Ukraina në ndeshjen e saj hapëse në Grupin D, para katër ditëve në shtëpi.

Skuadra e Didier Deschamps e mbizotëroi takimin ashtu siç pritej dhe ka mundur ta fitonte edhe më bindshëm sikur lojtarët e saj të ishin më efikas para portës.

Vendasit nuk e patën qoftë edhe një goditje në kornizën e portës së Hugo Loris.

Franca i prin Grupit D tani me katër pikë pas dy ndeshjeve, ndërkohë që Kazakistani ngel e fundit pa pikë.

Në xhiron e ardhshme të mërkurën, Franca do të përballet me Bosnjën, ndërsa Kazakistani me Ukrainën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...