Sarri kontaktohet nga skuadra e madhe turke

PUBLIKUAR

Fenerbahce thuhet se ka kontaktuar me Maurizio Sarri dhe do të vazhdojë bisedimet me ish-trajnerin e Napolit dhe Juventusit javën e ardhshme.

Sarri ka qenë pa një klub që kur u largua nga Juventusi verën e kaluar, por ai është ende i lidhur me kontratë me Bianconerët.

Fenerbahce ka shkarkuar Erol Bulut dhe ia ka besuar stolin Emre Belozoglut si trajner të përkohshëm për 10 ndeshjet e mbetura.

Ajansspor pretendon se klubi ka kontaktuar Sarrin dhe presidenti Ali Koc i ka ofruar trajnerit nga Firence një punë në Turqi.

Raporti thotë se Sarri dhe ekipi turk janë afër arritjes së një marrëveshje dhe do të kenë një takim tjetër javën e ardhshme për të përpunuar detajet e një marrëveshje të mundshme.

Sarri ka qenë i lidhur me një kthim në Serie A edhe javët e fundit, me thashethemet e një kthimi të papritur në Napoli, ose për të zëvendësuar Paulo Fonsecan në Romë.

62-vjeçari fitoi trofeun e parë gjatë një sezoni të tij në Chelsea, kur mori titullin e Ligës së Evropës, para se të siguronte Scudetto-n e tij të parë me ekipin e Juventusit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...