Besim Hasani nuk është më president i Komitetit Olimpik të Kosovës. Postin e tij nga tash do ta zë Ismet Krasniqi, shkruan Demokracia.com.
Ai sot është zgjedhur president i KOK-ut në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur në hotelin “Emerald”.
Krasniqi fitoi garën ndaj dy kandidatëve, Besim Hasani e Linda Shala të cilët gjithashtu pretendonin këtë post.
Krasniqi mori 53 vota, kurse la prapa Besim Hasanin që 41 vota. Linda Shala arriti të fitojë vetëm 11 vota në garë për kryetare të KOK-ut.
Të kujtojmë se Besim Hasani postin e të parit të KOK-ut e mbante tash e 25 vjet. /Demokracia.com


