Alarmohet Barcelona, mbaron sezoni për Fatin

PUBLIKUAR

Barcelona është alarmuar pasi ylli i skuadrës, Ansu Fati, e ka bërë një hap prapa në riaftësimin nga lëndimi dhe pritet të mos luajë më këtë sezon.

Rikthimi i të riut spanjoll nuk po shkon sipas planit, pasi druhet se ai do të mungojë edhe në pjesën e mbetur të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Radioja Katalonase raporton se Fati pritet të operohet përsëri, sepse dëmtimi i meniskulit nuk është shënuar siç ishte pritur.

Fati do të ketë kohë të mendojë dhe ta vlerësojë gjendjen e vet para se të vendosë për t’u operuar sërish apo jo.

 

 

Ai u operua fillimisht në nëntor, menjëherë pas lëndimit që e pësoi kundër Real Betisit, dhe plani ishte që të rikthej më 10 mars kundër Paris Saint-Germain.

Por lëndimi tij nuk u shërua në kohë dhe Fati është ende duke u trajtuar.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...