NBA: Brooklyn Nets nuk kanë të ndalur

PUBLIKUAR

Vazhdon momenti i artë për Brooklyn Nets në NBA. Skuadra nju-jorkeze regjistroi fitoren e 16-të në 18 ndeshjet e fundit pasi triumfoi në transfertën ndaj Portland Trail Blazzers me rezultatin 116-112.

James Harden me 25 pikë 7 rebound dhe 17 asiste ishte thjeshtë i përkryer për Nets në këtë sfidë me Brooklyn që falë 30 fitoreve në 44 ndeshje pozicionohet në vendin e 2-të të Konferencës së Lindjes. Pa dy yjet e ekipit LeBron James dhe Anthony Davis të cilët janë të dëmtuar, Los Angeles Lakers duken një skuadër shumë e “vogël” mbi parket.

Kalifornianët pësuan humbjen e radhës pasi u mposhtën lehtësisht nga Neë Orleans Pelicans me rezultatin 128-111. Për Lakers kjo ishte humbja e 3-të rresht, me skuadrën e Frank Vogel që rrëshkiti në vendin e 4-t në Konferencën e Perëndimit.

Falë edhe 36 pikëve të ishit të madh të sfidës Brandon Ingram, Pelicans dominuan ndaj Lakers nga fillimi në fund duke mos e vendosur asnjëherë në diskutim fitoren. Nuk ndalet as Philadelphia 76ers që mori fitoren e radhës.

Kryesuesit e Konferencës së Lindjes triumfuan brenda në San Francisco përballë Golden State Warriors me rezultatin 108-98 në një sfidë ku diferencën e bëri Harris me 25 pikë, ndërkohë që Warriors në këtë duel ishin pa dy basketbollistët e tyre më të mirë Stephen Curry dhe Klay Thompson.

Regjistroi fitoren e 29-të sezonale Phoenix Suns që blindoi për momentin vendin e 2-të në Perëndim falë suksesit 110-100 në transfertën e American Airlines Arena në Florida ndaj Miami Heat. Davon Booker me 23 pikë ishte ai që udhëhoqi skuadrën nga Arizona drejt suksesit të radhës duke bërë të pavlefshme edhe 25 pikët e realizuara nga Nunn për Miamin./SS/

 

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...