Mbappe apo Haaland? Zgjedh Luis Suarez

PUBLIKUAR

Dikur kishte debat shumë të ashpër se cili nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishte më i mirë.

Shumë ishin ata që detyroheshin të zgjidhnin o njërin o tjetrin.

Sot, meqë Ronaldo dhe Messin tashmë po shkojnë drejt varjes së atleteve, pasi kanë fituar gjithçka, në skenë kanë dal futbollistë të rinj.

Debati tashmë ka lindur për Erling Haalandin e Borussia Dormtundit dhe Kylian Mbappen e Paris Saint Germain.

Lidhur se cili është më i mirë apo se cilin e preferon më shumë, është pyetur edhe sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez.

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe do të krijojë një epokë të re në futboll”, u shpreh Suarez.

“Kë do të zgjidhja? Meqë unë jam vet sulmues, 9-sh, atëherë jam më shumë në favor të Haaland, por edhe Mbappe është në një nivel të shkëlqyeshëm”, ka thënë Suarez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...