Beckham: Të jem i sinqertë, s’e kam të vështirë transferimin e Messit dhe Ronaldos në Miami

PUBLIKUAR

David Beckham këmbëngul se transferimi i yjeve si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në klubin e tij Inter Miami nuk do të ishte punë edhe aq e vështirë.

Pronari i Inter Miamit, David Beckham ka refuzuar ta hedhë poshtë mundësinë e transferimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në MLS, transmeton Gazeta Express.

Synimi i ish-yllit të Manchester United dhe Real Madrid që prej se e formoi klubin amerikan ka qenë t’i sjellë yjet e Barcelonës Messi dhe Juventusit Ronaldo në MLS në perëndim të karrierës së tyre.

“Kur e themeluam Miamin, e dinim se do të përflitej se kë do ta transferonim ne, qoftë ai Ronaldo, Messi apo Neymar”, tha Beckham për ESPN.

 

Gjithmonë do të flitet për këtë. Në fakt, unë mendoj se nuk do të ishte e vështirë për këta lojtarë që të vendosnin, të jem i sinqertë, sepse është vend madhështor”, shtoi ai.

“Miami është qytet që e ka një magnet që i tërheq yjet e mëdha që luajnë në Evropë”, nënvizoi ai

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...