Juventusi i nis kërkimet për zëvendësuesin e Andrea Pirlos

PUBLIKUAR

Juventusi ka filluar të mendojë tashmë për ta gjetur zëvendësuesin e Andrea Pirlos, pas rezultateve të dobëta të tij në stolin bardhezi.

Pirlo është duke u kritikuar ashpër dhe përballet me presion të madh, pas humbjes së Juventusit 1:0 kundër Beneventos të dielën në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Bardhezinjtë ngelin 10 pikë prapa liderit Inter në tabelën e Serie A dhe tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Si pasojë, Pirlo s’e ka më të sigurt punën në Juventus dhe klubi e ka përgatitur tashmë një listë të ngushtë me zëvendësuesit të tij të mundshëm, sipas Repubblica.it.

Juventusi nuk po mendon ta shkarkojë Pirlon në vazhdim të sezonit, por nëse situata përkeqësohet, atëherë ndihmësi i tij Igor Tudor mund ta emërohet trajner i përkohshëm deri në përfundim të sezonit.

Pastaj, nëse Pirlo shkarkohet, Gian Piero Gasperini, Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi do të konsiderohen për ta zëvendësuar ish-mesfushorin.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...