Suarez e vlerëson Haalandin si një nga sulmuesit më të mirë në botë

PUBLIKUAR

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez pasi shënoi golin e tij të 500 në karrierë kundër Alavés të dielën, ai lartësoi Erling Haalandin si një lojtar të shkëlqyeshëm.

Ish-ylli i Barcelonës ka spikatur për Atletico Madrid këtë sezon, duke sfiduar kritikët nga koha e tij në Barcelonë.

“Ai [Haaland] është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai është në një nivel spektakolar, ai ka një forcë të admirueshme fizike,” i tha Suarez Gerard Romero në Twitch.

“Ai është një nga Nr.9 më të mirë në botë dhe do të përcaktojë një epokë. Unë jam pak më shumë në favor të Haaland, por Mbappe është në një nivel të shkëlqyeshëm” – theksoi Suarez.

Ish-sulmuesi i Liverpool ka shënuar 19 gola në 25 ndeshje në LaLiga Santander për ekipin e Diego Simeone që prej largimit nga Camp Nou në verë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...