Ylli i Manchester Unitedit viktimë e abuzimit racial pas eliminimit nga FA Cup

PUBLIKUAR

Mesfushori i Manchester Unitedit, Fred, ka përjetuar abuzim racial në rrjetet sociale të dielën, pasi skuadra e tij u eliminua nga FA Cup.

Braziliani 28-vjeçar ia fali topin kundërshtarit te goli i parë i Leicester City në humbjen e Unitedit 3:1 në çerekfinale.

Pas ndeshjes, llogaria e tij në Instagram u bë cak i abuzimeve nga tifozët, me disa prej tyre që e abuzuan në bazë të racës.

Përfaqësuesi i Brazilit është njëri prej disa lojtarëve të Unitedit që kanë qenë subjekt i abuzimit në javët e fundit.

 

 

Në mesin e tyre edhe Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Axel Tuanzebe.

Manchester Unitedi i ka dënuar abuzimet drejtuar lojtarëve të vet, duke i quajtur “idiotë të pamend” abuzuesit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...