Zidane nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga posti i trajnerit të Real Madridit, të paktën deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2021/2022.

Për francezin është përfolur se mund të largohet nga Madridi për ta zëvendësuar Didier Deschampsin në stolin e Kombëtares së Francës para apo pas Kupës së Botës 2022, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, përkundër thashethemeve, Zidane do të mbetet në krye të Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm, sipas Telefoot.

Marrëveshja e tanishme e Zidanit me kampionin e La Ligës përfundon në korrik të vitit 2022, por bisedimet për zgjatjen e saj pritet të fillojnë këtë verë.

Deschamps e ka zgjedhur Zidanin si njeriun e mundshëm për ta zëvendësuar atë në krye të të kaltërve, por e ka pranuar se dëshiron ta udhëheqë Francën edhe në Kupën e Botës në Katar vitin e ardhshëm, para se të largohet nga Kombëtarja.

Por meqë marrëveshjet e të dy trajnerëve mbarojnë verën e vitit të ardhshëm, Zidane dhe Deschamps mund ta gjejnë veten në udhëkryq të karrierave të veta.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...