Napoli e mposht Romën në derbin për top katërshe në Serie A

PUBLIKUAR

Napoli triumfoi 2-0 ndaj Romës në sfidën për zonën Champions, duke zhvendosur pikërisht verdhekuqtë në vendin e gjashtë të Serisë A.

Vendimtar në këtë sukses të ekipit të Gattusos rezultoi Dries Mertens, autur i dy golave të sfidës, të shënuar në minutat 27’ dhe 34’.

Cristante në minutën e 37-të provoi aftësitë e Ospinës, që nuk lejoi prekjen e rrjetës, ndërsa në fraksionin e dytë Pellegerini u ndal nga shtylla.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, pasi napolitanët e mbrojtën me fanatizëm rezultatin, duke u ngjitur në vendin e pestë me 50 pikë, pesë më pak se Atalanta, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar, atë ndaj Juventusit.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...