Reali triumfon ndaj Celtas, Benzema vazhdon me gola

PUBLIKUAR

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore në udhëtim me rezultat 1:3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Ishte Benzema që kaloi fillimisht mysafirët në epërsi në minutën e 20-të, shkruan Gazeta Express.

Nuk vonoi shumë dhe Benzema u rishfaq përsëri në skenë duke e dyfishuar epërsinë në minutën e 30-të.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Mina ngushtoi epërsinë në 1:2, por kjo ishte krejt çfarë bënë vendasit.

Krejt në fund të ndeshjes, Asensio shënoi edhe golin e tretë pasi u asistua nga Benzema.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 60 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Atletico dhe një më shumë se Barcelona, ekipe të cilat ende nuk kanë luajtur ndeshjet e tyre këtë xhiro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...