“Fëmijët e mi e adhurojnë Ronaldon, por fanella e Juves nuk lejohet në shtëpinë tonë”

PUBLIKUAR

Mesfushori i Evertonit, Allan, ka thënë se dy fëmijët e tij e adhurojnë Cristiano Ronaldon, por nuk i lejon ata të veshin fanellën e Juventusit.

Allan së fundmi ka qethur tërësisht flokët një shenjë solidariteti për nëntë vjeçarin Miguel, i cili vuan nga alopecia.

Miguel dhe vajza e Allan Manuela, janë fansa të mëdhenj të Ronaldos, megjithatë futbollisti i Napolit nuk i lë që ta veshin fanellën e Juventusit.

“Definitivisht, ai e do futbollin, gjithmonë shikon futboll dhe gjithmonë është me fanellë të Evertonit dhe të ekipeve tjera që kam luajtur”, tha Allan. “Ai është motivuesi im më i madh, bashkë me vajzën time”.

“Ata janë fansa të zjarrtë të Cristiano Ronaldos kështu që gjithmonë ai e ka pasur një fanellë të Ronaldos, megjithatë në shtëpinë tonë nuk është e lejuar fanella e Ronaldos me Juventusin, sepse ata janë rivali më i madh i Napolit, kështu që ata kanë shumë fanella të Real Madridit me numrin 7 në shtëpi”.

“Kjo është normale, fëmijët gjithmonë ëndërrojnë të shënojnë gola dhe i adhurojnë golashënuesit, kështu që në këtë nuk përjashtohet as djali im”.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...