Mourinho si gjithmonë, ua hedh fajin lojtarëve për eliminimin nga Europa League

PUBLIKUAR

Tottenham është shkokuar mbrëmë në Zagreb, duke u eliminuar nga Europa League.

Skuadra e Jose Mourinhos e kishte fituar ndeshjen e parë në Angli me rezultat të pastër 2-0, por Dinamo Zagrebi tregoi dhëmbët në sfidën e kthimit, duke triumfuar 3-0 pas 120 minutave lojë.

 

Pas ndeshjes, Mourinho fajin për këtë eliminim ia ke hedhur futbollistëve, siç bën pas çdo humbje, derisa ka lavdëruar kundërshtarët për lojën e zhvilluar.

“Në 90 minutat e para dhe në kohën e parë shtesë ata ishin një ekip që dhanë maksimumin në fushë, ndërsa minutat e fundit të kohës së dytë shtesë ne bëmë diçka më mirë. Ata lanë djersën, energjinë dhe gjakun e tyre. Në fund lanë edhe lot lumturie. Patjetër që duhet t’i lavdëroj ata”, u shpreh Mourinho.

Ndërkohë, ekipi im dukej se po luante një ndeshje jo të rëndësishme. Nëse për ndonjërin prej tyre nuk është, atëherë është për mua. Për çdo tifoz të Tottenham, çdo ndeshje ka rëndësi. Të them që ndihem i trishtuar nuk mjafton. Më vjen keq që skuadra ime nuk fitoi, por ata e merituan. Futbolli nuk ka të bëjë me lojtarë që mendojnë se kanë më shumë cilësi se të tjerët. Baza tashmë është tek qëndrimi dhe bashkëpunimi në grup. Ata na mposhtën për këtë. Ne e kuptuam se ishim në rrezik kur pësuam golin e dytë, por ishte vonë”. /

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...